16:00 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Operacioni “Explosion”, kapen bosët që kishin mina me telekomandë në Tiranë(Video)

Operacioni “Explosion”, kapen bosët që kishin mina me telekomandë në Tiranë(Video)

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë eksplozive, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Explosion”.

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar shtetasit :

– Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.

– Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).

– mjeti tip “Volkswagen Polo”.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 25 të Kodit Penal. /Panorama/




Lexo të tjera