12:01 / E enjte, 03 Gusht 2017

PAN kërkon të shtyhet seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

PAN kërkon të shtyhet seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se si koalicion i përbërë nga PDK-AAK e Nisma kanë kërkuar qe seanca ku do të zgjidhet kryeparlamentari të shtyhet deri në ora 14:00

Sipas tij, koalicioni ka nevojë për konsulta shtesë.

Duke propozuar qe seanca të nis në ora 14:00.

Propozimi i Hoxhajt është mbështetur më 60 vota. 60 poashtu kanë qenë kundër.

Sipas drejtuesit të seancës propozimi nuk kalon. Megjithatë, deputetët e PAN-it pas disa diskutimeve kanë lënë sallën plenare duke shkuar në pauzë. /Indeksonline/

Lexo të tjera