18:57 / E diel, 17 Shtator 2017

Paraburgim për personin që u arrestua sot në paradën e homoseksualëve në Beograd

Paraburgim për personin që u arrestua sot në paradën e homoseksualëve në Beograd

Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar 30 ditë paraburgim një personi i cili është arrestuar për shkaktimin e incidenteve gjatë paradës vjetore të homoseksualëve.

Simi Redzepoviq është akuzuar për veprën penale të përgatitjes së akteve kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Pjesë e kësaj parade sot ishte edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e cila në fillim të vendosjes në postin e kryeministres ishte bërë subjekt i lajmeve ndërkomëbtare për orientimin e saj seksual./Indeksonline/

Lexo të tjera