09:13 / E enjte, 12 Janar 2017

Paralajmëron AAK, nëse nuk lirohet sot Haradinaj situata do të ndryshoi

Paralajmëron AAK, nëse nuk lirohet sot Haradinaj situata do të ndryshoi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pret qe Gjykata e Colmarit në Francë të marrë vendim për lirimin e Haradinajt. Në AAK besojnë në drejtësinë franceze. Në të kundërt, sipas tyre, nëse i vazhdohet paraburgimi liderit të tyre apo ka pretendime për ta ekstraduar në Serbi, atëherë situata nuk do të jetë më e njëjtë.

Ali Berisha, sekretar organizativ i këtij subjekti thotë se arrestimi i ish kryeministrit të Kosovës ka shkaktuar indinjatë të madhe tek qytetarët e vendit.

“Ne shpresojmë shumë qe drejtësia franceze do të vendos sot për lirimin e tij. Nëse bazohemi në drejtësi dhe në të drejtën ndërkombëtare kështu do të ndodhte. Nëse, kjo nuk ndodhë atëherë do të ishte një shkelje e drejtësisë dhe një padrejtësi e madhe qe do t’i bëhej atij”, ka thënë Berisha për ‘Indeksonline’.

“Ndalja e tij ka shkaktuar një shqetësim të madh të popullata të Kosovës. Qytetarët janë të indinjuar dhe Kosova nuk do të jetë qysh ka qenë përpara, nëse Haradinaj mbahet atje ose ka pretendime për ekstradim”, ka shtuar ai.

Ndonëse thotë se qytetarët janë të shqetësuar megjithatë ata kanë ruajtur qetësinë në protestat e fundit, por ai ka paralajmëruar se situata do të jetë krejtësisht ndryshe, nëse ai nuk lirohet sot.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po mbahet në paraburgim qe një javë në Francë. Ai u ndal në aeroportin e Baselit nga autoritetet franceze mbi bazën e një flet arresti serb./Indeksonline/

Lexo të tjera