22:04 / E premte, 19 Maj 2017

Paralajmëron Vetëvendosje: Mund të vonohet lista

Paralajmëron Vetëvendosje: Mund të vonohet lista

Dalja e listës së plotë të emrave për deputetë në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, duket se do të vonojë. 

Shkodran Hoti nga zyra për informim në LVV, ka bërë të ditur për "Indeksonline" se lista mund të vonohet por po punohet që ajo të dalë sa më shpejtë.

"Lista është duke u përpiluar, besoj se shumë shpejtë do të bëhet publike", ka deklaruar ai.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar para pak minutash se në top-pesëshe të LVV-së pritet të jenë: Albin Kurti, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu e Shpend Ahmeti.

/Indeksonline/

Lexo të tjera