07:20 / E enjte, 12 Tetor 2017

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vijon dominimi i kthjellimeve në territor deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Jugor dhe Verior të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në të njëjtat kushte atmosferike deri vonë në mbrëmje kur vranësira kalimtare do të shfaqen në zonat veriore dhe Qendrore.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por 2°C rritje sjell mesdita duke e ngjitur maksimumin në 27°C në zonat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1-2 ballë.

Lexo të tjera