18:37 / E enjte, 12 Tetor 2017

Pas SHBA-së edhe ky shtet i fuqishëm del nga UNESCO

Pas SHBA-së edhe ky shtet i fuqishëm del nga UNESCO

Shteti i Izraelit ka marrë vendim që të largohet nga UNESCO, e kjo vjen pas largimit të SHBA-ve të cilin e kanë bërë të ditur gjatë ditës së enjte.

Amerika ka listuar pikërisht Izraelin si arsye për largimin e saj.
Mirëpo, sipas gazetës Foreign Policy, vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve.

Aktualisht mandati i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, është në përfundim, anëtarët e kësaj organizate janë duke votuar për udhëheqësin e ardhshëm.
Pas dy ditë votimi të fshehtë, që mund të zgjasë deri të premten, kandidati nga shteti i Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Kaëari, është duke udhëhequr ndaj kandidatit të Francës, Audrey Azoulay, dhe atij të Egjiptit, Moushira Khattab.

Mundësia e madhe që Kaëari të bëhet udhëheqës i UNESCO-s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA-të si “akt anti-izraelit” dhe dështim që këtë post ta marrë një personalitet më i përshtatshëm.

Temat:
Lexo të tjera