11:55 / E mërkurë, 26 Korrik 2017

PD mbyll kapitullin me zgjedhjet, voton pro për 43 mandatet

PD mbyll kapitullin me zgjedhjet, voton pro për 43 mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në mbledhjen e sotme, rezultati u votua  me 7 vota pro dhe asnjë kundër nga anëtarët e KQZ-së.

Pas debateve dhe kundërshtimeve mes përfaqësuesve të PD dhe PS se ka pasur parregullsi të procesit, në fund anëtarët e djathtë e kanë miratuar rezultatin.

KQZ miratoi rezultatet përfundimtare si dhe tabelën përfundimtarë për Qarkun e Beratit që kishte kontestime.

Tabela përfundimtare e zgjedhjeve është si më poshtë.

Në zgjedhjet e 25 qershorit  Partia Socialise rezultoi fituese duke siguruar 74  mandate deputetësh, PD 41, LSI 18, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Lexo të tjera