00:00 / E enjte, 21 Shtator 2017

PDK hap fushatën, ja çfarë thotë Kadri Veseli (Video/Foto)

PDK hap fushatën, ja çfarë thotë Kadri Veseli (Video/Foto)

(I plotësuar, 00:09)-I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë, duke shpalosur edhe numrin 94, si numrin kandidues në zgjedhjet lokale.

"Më 22 tetor garojmë për të fituar për qytetarin e Kosovës në të gjitha komunat tona. Sonte jemi bashkërisht , së bashku me të rinjtë e Prishtinës dhe kandidatët e Kuvendit Komunal për të treguar në rend të parë ‘Forcën e Ndryshimit.Forca e Ndryshimit, që është në rend të parë tek të rinjtë. PDK ka prirë gjithmonë me vizionin e vet invoator në mënyrë që të ecim përpara, për të mirën e qytetarëve dhe të mirëve tanë. Asnjëherë nuk ka hezituar që të marrë përgjegjësitë e veta që bashkërisht të ndryshojë edhe vetveten.Në zgjedhjet e 22 tetorit kandidojmë me tri kandidate femra, i urojmë këtyre kandidatëve përparësi dhe suksese. Është koha për të fituar në komunat e Kosovës e mbi të gjitha në Prishtinë, Lirak, fuqishëm. Për të shkuar me rend në të gjitha komunat ku kemi qenë fituese, në Rahovec, Suharekë, Skenderaj e Drenas. Fitore të fuqishme e të thellë. Qytetarët duan që kështu të jetë mbi 80%. Në Malishevë me Sokol Bashotën presim që të fitojë pa balotazh”, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe disa komuna të tjera ku pret që PDK të dalë fituese.

“Mos të harrojmë dhe Dragashin e Vitinë, në Kaçanik , Hani e Elezit një komunë e vogël por shumë e bukur. Në Vushtrri do të vazhdojmë rrugën e fitores, në të njëjtën kohë me komunat e tjera si Shtimen e jashtëzakonshme e cila për 18 vite ka qenë me ne, denjësisht, do të vazhdojmë investime në t gjitha këto”, ka shtuar Veseli.

Ai në fund ka folur edhe për transferimin e Ministrive në qytetin e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës.

“Në Prizren do të dërgojmë Ministrinë e Kulturës atje, dhe shumë ministri të tjera do të shkojnë në Prizren dhe Mitrovicë”,ka thënë Veseli./Indeksonline/

....................................................

LIVE: PDK hap fushatën zgjedhore në Prishtinë 


Partia Demokratike e Kosovës bëri hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Në mesin e shumë anëtarëve të pranishëm, fushata për Zgjedhjet Lokale është hapur në një nga lokalet në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Kandidati i PDK-së për Prishtinë, Lirak Çelaj si dhe i pari i PDK-së Kadri Veseli , janë parë afër pothuajse çdo anëtari të kësaj partie që ishte prezent./Indeksonline/


Lexo të tjera