16:13 / E premte, 21 Prill 2017

Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara

Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara

Me qëllim të krijimit të sigurisë sa më të madhe në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar një plan operacional prej datës 5 deri 12 prill, për identifikimin, ndëshkimin dhe largimin nga qarkullimi të automjeteve të paregjistruara, me ç’rast ka shqiptuar 332 gjoba për automjete të paregjistruara, 169 automjete janë larguar nga trafiku rrugor dhe janë konfiskuar 47 palë targa.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën policia do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur, se për periudhën krahasuese janar-mars 2017, me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar është shënuar ulje e aksidenteve me pasoja fatale për 18.18 për qind.

Ndryshe, Policia e Kosovës shpreh përkushtimin për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të ngritjes së sigurisë së përgjithshme në vend, përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor.

Lexo të tjera