23:16 / E martë, 10 Tetor 2017

Përkundër pezullimit, deputetët katalonas nënshkruajnë deklaratën e pavarësisë

Përkundër pezullimit, deputetët katalonas nënshkruajnë deklaratën e pavarësisë

Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, tashmë ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë që nuk hyn në fuqi për shkak se ka deklaruar se pret dialog me shtetin e Spanjës. Nënshkrimi është ndjekur nga presidenti i Parlamentit, Carme Forcadell dhe nënkryetari i saj Oriol Junqueras.

Nëshkrimit të kësaj deklarate i janë bashkuar edhe gjithë deputetët e tjerë pro pavarësisë, shkruajnë mediat spanjolle, transmeton Indeksonline.

Deputetët e pavarur kanë të cilët ishin kundër deklaratës së Puigdemont për pezullim të pavarësisë kanë thënë përmes Tëitter:  "Ne sapo kemi nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, pa asnjë pezullim, siç kemi kërkuar #sinmiedo".

Teksti i deklaratës së pavarësisë bën thirrje: “Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare ta njohin Republikën e Katalonisë si shtet të pavarur dhe sovran”. PO kështu, deklarata i bën thirrje Qeverisë që “të marrë masat e nevojshme për ta bërë efektive” dhe u bën thirrje qytetarëve që “të bëjnë vetën të denjë për lirin e dhënë vetës”./Indeksonline/

Lexo të tjera