20:39 / E premte, 22 Shtator 2017

Përplasje mes Agim Veliut dhe Ajet Poterës për Podujevën

Përplasje mes Agim Veliut dhe Ajet Poterës për Podujevën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Agim Veliu dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera kanë pasur përplasje në debat rreth ardhjes në krye të kësaj komune.

Potera duke folur për shëndetësinë e dobët në Podujevë, e ka akuzuar Veliun se ia ka prerë shiritin qendrës shëndetësore në qytet vetëm në kohë fushatash dhe nuk është kryer asnjë shërbim aty.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veliut i cili e ka demantuar Poterën se shiriti i asaj qendre nuk është prerë asnjeherë.

Në këtë rast Potera i ka thënë Veliut se është kryetar në ikje.

“Jemi duke i pritur pajisjet që qendra të hapet. Dhe më vjen keq të ta them por unë do të jem sërish kryetar”, ka thënë Veliu në emisionin e udhëhequr nga Jeta Xharra, transmeton Indeksonline.

“Kjo do të ishte një fatkeqësi”, është shprehur Potera.

Tutje, kandidatët kanë vazhduar të debatojnë për ndërtimin e shkollës në Llapashticë, e cila sipas Poterës ishte rrëzuar në 2017-ën asnipse ishte ndërtuar në 2011-ën.

“Ajo që e quan shkollë ka qenë e ndërtuar nga KFOR-i dhe nuk i ka plotësuar kushtet elementare. Nëse i doni ato copa, ua montojmë”, është shprehur Veliu./Indeksonline/

Lexo të tjera