17:35 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

​Pesë të vdekur në një shtëpi kujdesi në Florida pas Irmës

​Pesë të vdekur në një shtëpi kujdesi në Florida pas Irmës

Pesë persona kanë vdekur në një shtëpi kujdesi në Florida, vend ky që kishte mbetur pa energji elektrike për disa ditë si pasojë e uraganit Irma.

Policia ka evakuuar 115 banorë nga kjo ndërtesë ditën e mërkurë, pasi që kishin ngelur pa kondicioner ajri si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Është bërë e ditur që tre prej tyre kishin vdekur në këtë ndërtesë ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital.

Irma ka shkatërruar shumicën e shtëpive në Florida Keys ndërsa tre milionë persona aktualisht janë pa energji elektrike ne Florida, Gjeorgjia dhe Kartolinën Jugore e Veriore.

Lexo të tjera