09:28 / E enjte, 12 Janar 2017

Plagosje në Prizren, policia në kërkim të dy personave

Plagosje në Prizren, policia në kërkim të dy personave

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në qendër të Prizrenit.

Dy persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e lënë të plagosur.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren ka thënë për Indeksonline se viktima ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

“Rasti është raportuar në orën 17 e 25 minuta. Njësitet përkatëse të policisë menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Policia po punon në kapjen e dy të dyshuarve”, ka thënë Berisha./Indeksonline/

Lexo të tjera