16:07 / E premte, 21 Prill 2017

Policia arreston pengmarrësin e bankës në Gjermani

Policia arreston pengmarrësin e bankës në Gjermani

Është arrestuar personi i armatosur që mbante dy pengje në një bankë në Waldshut të Gjermanisë.

Policia arriti ta arrestojë agresorin pasi kishte rrethuar zonën afër bankës ku po qëndronte i armatosuri.

Sulmuesi ishte futur në bankë dhe kishte zënë peng dy punonjës.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i sulmuesit e as motivet e tij.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë aksion të policisë.

Lexo të tjera