15:05 / E premte, 13 Tetor 2017

Policia deklarohet për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit

Policia deklarohet për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline sulmin fizik që i është bërë kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.

Zyrtar për informim në policinë rajonale të Prishtinës ka thënë se informata është pranuar rreth orës 14 e 30 minuta.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit ndërsa mësohet se një person është shoëeruar në stacion për intervistim.

Kajtazi është sulmuar nga një person derisa ishte duke pirë kafe në njërin prej lokaleve në qendër të Prishtinës.

Gazetari është parë i përgjakur ndërsa i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor pas rrahjes.

Javë më parë person të panjohur kishin sulmuar edhe drejtorin e këtij portali, Parim Olluri. Ky rast ende mbetet duke u hetuar nga zyrtarët policor./Indeksonline/

 

Lexo të tjera