16:13 / E diel, 13 Gusht 2017

Pamje nga zjarri që vështirë shuhej sot në Mitrovicë (Video)

Pamje nga zjarri që vështirë shuhej sot në Mitrovicë (Video)

(I plotësuar, 18:05)-Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video në të cilën shihet vështirësia që patën ‘Zjarrfikësit’ për të shuar zjarrin e madh që u shpërnda sot në objektin e një shkolle fillore në lagjen ‘Bajer’ në Mitrovicë dhe në një shtëpi në afërsi të saj.

Sipas Policisë nga kjo ngjarje nuk kishte të lënduar përpos dëmeve të mëdha materiale që janë shkaktuar.

.......................................................................

Policia jep detaje për zjarrin në lagjen ‘Bajer’ në Mitrovicë (Foto)

(I plotësuar, 16:25)-Zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Mitrovicës, Avni Zaiti ka konfirmuar për Indeksonline përfshirjen e disa objekteve nga zjarri në lagjen ‘Bajer.

Sipas Zaiti, është raportuar për një shtëpi të kapluar nga zjarri e cila gjendet në afërsi të shkollës fillore ‘Musa Hoti’.

“Nuk raportuar për të lënduar, njësitë emergjente tashmë janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Zaiti./Indeksonline/ 

.....................................................................................................................

Zjarr në një lagje të Mitrovicës, përfshihet edhe shkolla ‘Musa Hoti’ (Foto)

Para pak minutave objekti i shkollës ‘Musa Hoti’ në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.

Madje siç merr vesh Indeksonline zjarri ka përfshirë edhe një shtëpi në lagjen ‘Bajer’ të qytetit të Mitrovicës, përderisa nuk dihet ende shkaku.

Në disa fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline vërehet djegia e objektit të shkollës ‘Musa Hoti’ e që nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar./Indeksonline/

Lexo të tjera