14:23 / E premte, 13 Tetor 2017

Policia në kërkim të një krokodili të dyshuar për vrasje

Policia në kërkim të një krokodili të dyshuar për vrasje

Autoritetet në pjesën veriore të Australisë gjatë ditës së sotme janë në kërkim të një krokodili, i cili është i dyshuar për vrajsen e një gruaje të sëmurë psikikisht, ka thënë policia.

Mbetjet trupore dhe rrobat e pacientes, Anne Cameron, janë gjetur dje së bashku me shkopin e saj për ecje, afër bregut të një lumi, dy ditë pasi guraja 79 vjeçare ishte larguar nga një shtëpi e kujdesit për të moshuar në Port Daglas në shtetin Kuislend, ka thënë inspektori i policisë, Ed Lukin, raporton agjencia AP.

“Ne fuqishëm besojmë se një krokodil është i involvuar në këtë ngjarje, duke pasur parasysh vendin e këtyre gjërave tl gjetura dhe mbetjeve njerëzore”, tha Lukin.

Policët mbrëmë kanë vendosur kurtha për krokodilët dhe i kanë kontrolluar rrugët ujore të afërta me helikopterë dhe anije, gjatë ditës së sotme, tha ky inspektor.

Konsiderohet se krokodilët vrasës zakonisht kapen afër vendit të sulmit.

Lexo të tjera