20:54 / E hënë, 17 Korrik 2017

Presidenca pa datë se kur do të thirret seanca konstituive

Presidenca pa datë se kur do të thirret seanca konstituive

U llogarit si javë vendimtare kur do të merrnin kah zhvillimet politike në vend. Por, dita e hënë nuk solli një zhvillim konkret.

Presidenti i Kosovës, i obliguar ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka ende një përgjigje se kur kjo mund të ndodhë.

Data 8 gusht, është afati i fundit kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të dalë nga vota e 11 qershorit.

Por, deri tash nuk ka një vendim se kur presidenti kosovar do ta ftoj këtë mbledhje për të cilën e obligon neni 7 i Rregullores së punës së Kuvendit.

Ardian Arifaj është këshilltar i presidentit Thaçi.

Ai ka thënë për RTK’në se ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive.

Lexo të tjera