22:14 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Projekti i Jugosllavisë së re, Berisha: Na u propozua, ne nuk e pranuam, Rama e përqafoi

Projekti i Jugosllavisë së re, Berisha: Na u propozua, ne nuk e pranuam, Rama e përqafoi

Çim Peka: Zoti Berisha para pak ditësh nga Durrësi, komisioneri Hahn, u bëri të qartë shqiptarëve në krahë të zotit Rama dhe kryeministrave të Ballkanit se duhet ta harrojnë Brukselin dhe duhet gtë orientohen nga Beogradi. Nga opozita nuk ka pasur ndonjë reagim, mediat gjermane po flasin prej dy viteve në mënyrë të veçantë muajt e fundit për një Jugosllavi të re. A ka një koment për këtë Sali Berisha? 

Sali Berisha: Qëndrimi im daton rreth 4 vjet më parë ndaj këtij problemi. Iniciativa e Ballkanit të 6-të është non strater. Kam një shkrim të gjatë për këtë punë. E vërteta është se në atë kohë që projektuar një mini Jugosllavi dhe kjo mini Jugosllavi do kishte kryeqytet Beogradin, do kishte asamble parlamentare, do kishte një trupë ekzekutive etj. Ne e kundërshtuam me diplomacinë tonë në mënyrë të qartë këtë iniciativë, e kundërshtoi Kosova gjithashtu. Sapo u larguam nga pushteti  e përqafoi Edi Rama me neobllkmenin tjetër Ditmir Bushati. Kjo është një iniciativë që bazohet në idenë e vjetër se Ballkanin mund ta bëjë zap dhe ta stabilizoijë kamxhiku serb. Pikëpamja ime dhe ajo që e besoj thellësisht, është vetëm një Ballkan i kombeve të barabarta mund të jetë stabël dhe mund të eci. Çfarë ndodhi më vonë? Më vonë kjo ide u la, doli iniciativa e Berlinit, e cila nuk është në vlerësimin tim modeli, pavarësisht seç thotë media, por unë e ndjek me shumë interes, nuk është modeli i një mini Jugosllavie, Jo, nuk ka trupë ekzekutivë, trupë legjislativë etj, por është modeli i një hapësire ekonomike. Një bashkëpunimi ekonomik dhe një vizioni të përbashkët zhvillimi, në kuptimin e infrastrukturës. Tani e gjitha kjo mund të thjeshtohet në një marrëveshje doganore. Në parim nuk mund të jemi kundër lëvizjes së lirë të mallrave, lëvizjes së lirë të njerëzve, dhe qarkullimit të ideve. Çfarë kërkon kjo? Kjo kërkon ekipe shumë të forta për negociate, pse ? se në rajon prodhuesi më kryesor është Serbia, tashti edhe në Europë prodhuesi më kryesor është Gjermania, por kjo nuk do të thotë që ti dhe Europa nuk e refuzoi Gjermaninë, përkundrazi e mirëpret rolin e saj. Në këtë kuptim prodhimi serb nuk përbën një problem, motiv, por nga ana tjetër mbrojtja e interesave të sektorëve të caktuar të secilit vend, kjo kërkon ekipe negociatore të forta. Pra në kuptimin tim, pse mediat perëndimore flasin? Mediat perëndimore flasin sepse i besojnë variantit se Bashkimi Europain nuk është për integrim të rajonit por  për partneritet me rajonin dhe në politikën perëndimore ekziston kjo rrymë. Mediat ndofta janë më shumë të kësaj rryme,. A është udhëheqja kryesore e politikës Europiane e kësaj rryme? Jo, nuk është deri tani, jam i sigurt për këtë, sepse unë nuk ka pse të mos besoj tek Angela Merkel, nuk kam pse të mos besoj tek kryeministrat për deklarata e tyre. Por pse mediat flasin, sepse Vuçiç vdes t’ua shesë këtë serbëve si një mini Jugosllavi.

Lexo të tjera