19:52 / E premte, 21 Prill 2017

Protesta antishqiptare, tenda para Kuvendit të Maqedonisë

Protesta antishqiptare, tenda para Kuvendit të Maqedonisë

Protestuesit maqedonas, të cilët që nga janari po protestojnë çdo mbrëmje kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe dhe kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, planifikojnë ta vazhdojnë protestën me vendosjen e tendave para Kuvendit të Maqedonisë, bënë të ditur të Alsat-M.

Po ashtu edhe sot ka vazhduar protesta e ngjashme si ç do ditë, ku është bërë thirrje kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, apo formimin e qeverisë nga LSDM dhe deputetet e VMRO DPMNE-së. 

Lexo të tjera