17:20 / E premte, 19 Maj 2017

Publikohet fotografia e vajzës së Astrit Deharit

Publikohet fotografia e vajzës së Astrit Deharit

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kujtuar sot aktivistin e VV-së, Astrit Dehari i cili vdiq në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.

Molliqaj ka publikuar një fotografi të prindërve të Deharit dhe të gruas së tij, Artës e cila mbante në duar vajzën e sapolindur, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i tij i plotë:

Sot, tezja Xhemile, Arta dhe baci Avni, publikuan këtë foto të vajzës së Astritit.

Është i papërshkrueshëm malli për ty Astrit. Nuk ka gëzim gjatë të cilit nuk të kujtojmë. Nuk ka vëshirësi gjatë së cilës mendimi për ty nuk na jep vullnet për t'u bashkuar dhe ecur përpara.

Urime lindja e vajzës!

/Indeksonline/

Lexo të tjera