23:44 / E diel, 16 Korrik 2017

Qëllohet për vdekje një grua në Venezuelë, gjatë pritjes në radhë për të votuar

Qëllohet për vdekje një grua në Venezuelë, gjatë pritjes në radhë për të votuar

Së paku një person është  qëlluar për vdekje, përderisa ishin duke pritur për të votuar në një referendum jozyrtar të organizuar gjatë ditës së sotme nga opozita e organizuar në Venezuelë.

Disa burra me motorë vranë një grua dhe plagosën tre të tjerë në Karakas, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, raporton se dy persona kanë vdekur. Video nga vendi i ngjarjes tregon njerëzit tek nxitojnë për t’u larguar pas të shtënave.

Shumë prej tyre arritën të fshihen në një kishë.

Venezuela është në një krizë të vërtetë, pasi më shumë se 100 persona kanë vdekur në përleshjet politike që nga muaji prill.

Një referendum zyrtarë do të mbahet më 30 korrik e cila po bëhet për të pasur fuqinë për të rishikuar kushtetutën dhe për të shpërndarë institucionet shtetërore

Por, kritikë thonë se Kuvendi i ri mund të shënojë diktaturën./Indeksonline/

Lexo të tjera