13:58 / E premte, 13 Tetor 2017

Qeveria ndan sot mjete për rastin Dehari dhe komisionin e Demarkacionit

Qeveria ndan sot mjete për rastin Dehari dhe komisionin e Demarkacionit

Qeveria e Kosovës do të mbaj pas pak mbledhjen e saj të rregullt në të cilën do të diskutohen 16 pika.

Mirëpo, në mesin e tyre janë dy çështje të cilat kanë qenë për shumë kohë në vëmendje të medieve, shkruan Indeksonline.

Pikë e katërt e rendit të ditës është ndarja e mjeteve për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme do të ndaj mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë jashtë vendit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, pikë e pestë kjo e rendit të ditës. /Indeksonline/

 

Lexo të tjera