14:27 / E premte, 13 Tetor 2017

Qeveria ndanë 50 mijë euro për ekspertizën e Deharit jashtë Kosovës (Video)

Qeveria ndanë 50 mijë euro për ekspertizën e Deharit jashtë Kosovës (Video)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri që të ndahen 50 mijë euro për shpenzimet e ekspertizës jashtë vendit për të ndjerin ish aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

 Ministri i Drejtësisë tha se do të jetë i përkushtuar dhe angazhuar në zbardhjen e rastit deri në fund,shkruan Indeksonline.

“Jam i përkushtuar të zbardhet rasti deri në fund dhe të eliminoj çdo dyshim për këdo që është implikuar në këtë rast” ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se shuma prej 50 mijë euro është rekomanduar nga Kuvendi.

“Këtë propozim e bëjë duke e marr për bazë rekomandimet e Kuvendit të cilat  eobligojnë Qeverinë që ti mbuloj shpenzimet që do të bëhen me rastin ekspertizës jashtë vendit” ka shtuar Hoxha.

Kur  Kryeministri Ramush Haradinaj e vuri në votim, anëtarët e Qeverisë e miratuan këtë pa asnjë votë kundër apo abstenim./Indeksonline/

Lexo të tjera