09:49 / E mërkurë, 16 Gusht 2017

QKUK deklarohet për gjendjen shendetësore të Zogajt

QKUK deklarohet për gjendjen shendetësore të Zogajt

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Sokol Zogaj është sulmuar në mëngjesin e sotëm derisa po nisej për punë.

Nga ky sulm ai ka pësuar lëndime në kokë.

Por, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

‘Indeksonline’, ka kontaktuar me zyrtarë përgjegjës të QKUK-së, për informim të cilët bëjnë me dije se gjendja e Zogajt është stabile.

“Zogaj ka kërkuar ndihmë pas plagëve të marra në kokë. Është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tij aktuale është stabile”, kanë thënë nga QKUK për ‘Indeksonline’.

Lexo të tjera