22:52 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

QKUK ka mungesë të gjakut (Video)

QKUK ka mungesë të gjakut (Video)

Lirim Sylaj ka marr rrugë nga Gjilani për të dhuruar gjak.

Sylaj i cili është dhurues i rregullt i gjakut thotë se shpëtimi i jetës së njeriut është dhurata me e mirë që mund ti bëjë dikujt.

Por Lirimi për të qenë dhurues i gjakut është dashur që ti plotësoj disa kritere.

Mungesa e gjakut mund të shkaktojë vdekje. E në Qendrën për Transfuzionin e Gjakut, rreth 75 për qind të nevojave të pacientëve i mbulojnë dhuruesit vullnetarë të gjakut.

Derisa për 15 për qind të pacientëve, ende vazhdojnë t’i mbulojnë familjarët.

Përkundër që numri i dhuruesve të gjakut arrin deri në 120 dhurues brenda ditës, prapë se prapë kjo qendër ka mungesë të grupeve negative.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut nuk ka sasi të mjaftueshme të gjakut, mirëpo me kapacitetet që ka arrin të furnizojë me doza të mjaftueshme të gjakut Kliniken Emergjente dhe të gjitha klinikat tjera.

Sipas tyre nuk ka ndodhur që të vdes ndonjë person për mungesë të gjakut.

Kjo Qendër ka të vendosur në funksion edhe transportin mobil i cili lëviz nëpër të gjitha komunat e Kosovës për t’u mundësuar vullnetarëve të dhurojnë gjak.

Ndiqeni kroniken e plote:

Temat:
Lexo të tjera