18:46 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Quni beson se William Walker është i dërguari i Zotit

Quni beson se William Walker është i dërguari i Zotit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni beson se William Walker është i dërguari i Zotit për t’i treguar gjithë botës për Masakrën e Reçakut.

Këtë ai e tha në një shkrim të tij në Facebook, ku edhe falënderon atë duke thënë se do të jetë e përhershme mirënjohja ndaj tij, por edhe i përjetshëm kujtimi për të rënët, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

William Walker, në gjuhen shqipe e ka kuptimin; Shtegtari Mbrojtës.

Si mos të besoj në Zot kur e dërgon njeriun e duhur, në vendin e duhur për t'i mësuar botes për Masakrën e Reçakut.

E përjetshme mirënjohja për të !

I përjetshëm kujtimi për të rënit!

11.01.2017

Prishtinë

Temat:
Lexo të tjera