13:36 / E mërkurë, 05 Korrik 2017

Rajoy: Bën thirrje për qetësi përballë delirit autoritar në Katalonjë

Rajoy: Bën thirrje për qetësi përballë delirit autoritar në Katalonjë

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy i bërri thirrje sot katalanasve dhe gjithë spanjollëve që të kenë besim në të ardhmen, pavarësisht delireve autoritare, një ditë pas prezantimit të një ligji rajonal më shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.

“Të gjithë katalanasve dhe gjithë spanjollëve i kërkoj që të ruajnë besimin e tyre në të ardhmen sepse delirat autoritare nuk mund të mundin kurrë qetësinë dhe ekuilibrin e shtetit tonë demokratik”, deklaroi ai në një fjalim para sipërmarrësve në Madrid.

Koalicioni në pushtet në Katalonja deklaroi sot se referendumi i vetëvendosjes që synon të organizojë në tetor do të ketë efekt të menjëhershëm dhe se do të shpallte menjëherë pavarësinë nëse “po”-ja fitonte.

Lexo të tjera