09:55 / E diel, 13 Gusht 2017

Raka, në dy muajt e fundit humbën jetën 946 civilë

Raka, në dy muajt e fundit humbën jetën 946 civilë

"Në Raka-n e rrethuar nga PYD qëndrojnë të bllokuar 30 mijë civilë, për shkak të minave të vendosur nga DEASH dhe për shkak se është vështirë të largohen nga qytetit", thuhet në ueb faqen e rrjetit të aktivistëve

Në sulmet tokësore dhe ajrore në qendër të qyteti verior të Sirisë, Raka, e cila është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, në dy muaj të fundit kanë humbur jetën 946 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti i aktivistëve lokale e quajtur "Raka po masakrohet në heshtje", njoftoi se nga sulmet e organizuara nga koalicioni kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve, dhe nga sulmet e tjera, në qendër të qytetit Raka mes 9 qershorit dhe 8 gushtit, kanë humbur jetën të paktën 946 civilë.

Ndërkohë në këtë vend ku në këtë periudhë është ndërprerë uji dhe energjia elektrike, 450 civilë për shkak të sulmeve të koalicionit kundër DEASH dhe PKK/PYD kanë braktisur shtëpitë e tyre.

"Në Raka-n e rrethuar nga PYD qëndrojnë të bllokuar 30 mijë civilë, për shkak të minave të vendosur nga DEASH dhe për shkak se është vështirë të largohen nga qytetit", thuhet në ueb faqen e rrjetit të aktivistëve.

Nga kjo organizatë theksohet se për shkak të sulmeve të rastësishme, PKK/PYD, DEASH praktikon metoda të ndryshme. "DEASH, për të mbrojtur Raka-n ka rritur sulmet vetëvrasës. Deri më tani janë kryer më shumë se 60 sulme vetëvrasës", thuhet nga rrjeti i aktivistëve "Raka po masakrohet në heshtje".

Ndryshe, operacioni në qendrën e qytetit të Rakas i kryesuar nga SHBA-të nisi më 6 qershor.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) më parë ka njoftuar se të paktën 1.400 civilë kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve në Raka në tetë muajt e fundit, në mesin e të cilëve 308 janë fëmijë dhe 203 gra.

Temat:
Lexo të tjera