21:24 / E premte, 19 Maj 2017

Rama: Gara do të jetë e fortë më 25 qershor, PS do 71 deputetë

Rama: Gara do të jetë e fortë më 25 qershor, PS do 71 deputetë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se gara e 25 qershorit do të jetë shumë e fortë, pasi tre parti synojnë të dalin forcë e parë. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se Partia Socialiste ka si objektiv jo vetëm të dalë e para, por edhe të sigurojë 71 deputetë.

Gara do jetë shumë e fortë, LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, shumë mirë. Edhe ne duam të dalim forcë e parë, por duke qenë se ne jemi të parët ne duam të dalim jo vetëm të parët, por ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS. Që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, jo! Do të thotë që Shqipëria mos të humbë asnjë sekondë”, tha Rama, shkruan gazeta Shekulli.

Lexo të tjera