22:30 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Rama përkujton 155 vjetorin e lindjes së Bajram Currit

Rama përkujton 155 vjetorin e lindjes së Bajram Currit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij Amarcord ka përkujtuar sot 155 vjetorin e lindjes së Bajram Currit.

“Kjo afishe e bukur që përkujton sakrificën e një jete në shërbim të Shqipërisë dhe Kosovës, atë të Bajram Currit, i cili lindi në trojet kreshnike të malësisë së Gjakovës 155 vjet më parë, paraqet një shqiponjë dykrenare që të bën përshtypje pasi haset vërtet rrallë në kujtesën pamore kombëtare. Një argjëndar i mirënjohur i kryeqytetit përdor një emblemë të ngjashme, e cila ndoshta buron si frymëzim nga shqiponja e kësaj afisheje”, shkruan kryeministri Rama.

Lexo të tjera