11:20 / E enjte, 12 Janar 2017

Rrahje masive e mërgimtarëve maqedonas në Gjermani në Krishtlindje Ortodokse (Video)

Rrahje masive e mërgimtarëve maqedonas në Gjermani në Krishtlindje Ortodokse (Video)

Kremtimi i Krishtlindjes ortodokse nga mërgimtarët maqedonas në Berlin të Gjermanisë ka pasur një fund jo fort të këndshëm për kremtuesit. Ahengun e kanë ndërprerë rreth 30 mërgimtarë të nervozuar dhe të dehur, të cilët fillimisht janë fjalosur për politikë, e pastaj janë rrahur, njofton plusinfo.mk.

Siç transmeton Gazeta Express, disa nga pjesëmarrësit kanë marrë lëndime më të rënda. Ndër të lënduarit ka edhe femra.

Siç thonë disa nga dëshmitarët e ngjarjes, për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë nga fëmijët e shumtë që kanë qenë te bina ku ka luajtur muzika, megjithëse pikërisht atje ka ndodhur rrahja.

Lexo të tjera