22:59 / E enjte, 17 Gusht 2017

Rrëfimi i shqiptares nga Barcelona: 30 sekonda që shpëtuan jetën time e të vogëlushes

Rrëfimi i shqiptares nga Barcelona: 30 sekonda që shpëtuan jetën time e të vogëlushes

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajsh e cila ndodhej në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.

“Kam shpetu për 30 sekonda. Mos të kishim hyr në dyqan kisha vdekur me gjithë gocën 1 muajsh” shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.

Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej  “Shumë flm akoma se kam marr veten tu u dridh jam” .

Në profilin e saj në facebook Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.


Lexo të tjera