14:16 / E martë, 19 Shtator 2017

Rusia teston me sukses një raketë të sofistikuar

Rusia teston me sukses një raketë të sofistikuar

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar testimin me sukses të një rakete të sofistikuar me rreze më të larta veprimi se sa sistemi raketor "Iskander M" i këtij vendi.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë me anë të një deklarate, ka thënë se gjatë manovrave ushtarake "Zapad 2017", sistemi raketor Iskander M i Rusisë ka testuar me sukses raketën e sofistikuar me rreze më të larta veprimi.

Testimi i kësaj rakete është bërë në rajonin jugor Astrakhan të Rusisë dhe me sukses ka goditur objektivin e caktuar në rajonin Makat në Kazakistan. Vlen të theksohet se ky testim raketor është kryer në përputhje me marrëveshjen për ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF).

Lexo të tjera