08:44 / E premte, 13 Tetor 2017

Rusia: Vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO për keqardhje

Rusia: Vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO për keqardhje

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqen nga UNESCO po e përkeqëson situatën për këtë organizatë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova ka thënë madje se kjo situatë është për të ardhur keq, raporton TASS, transmeton Indeksonline.

“Ky vendim i udhëheqjes amerikane është për të ardhur keq. Vendi që ka marrë pjesë që nga fillimi i UNESCO-s po largohet në një kohë të vështirë në organizatë dhe me këtë lëvizje e përkeqëson situatën për të”, ka thënë ajo.


Temat:
Lexo të tjera