15:36 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

Sekuestrohen 187 mijë euro në Sarandë, ja kujt i përkisnin

Sekuestrohen 187 mijë euro në Sarandë, ja kujt i përkisnin

Sekuestrohet llogari bankare me vlerë 187.000 Euro! Kanë qenë oficerët e Seksionit për Krimin Ekonomik në Policinë e Sarandës që kanë sekuestruar llogarinë bankare.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11 tetor 2017 , në bazë edhe të procedimit penal numër 708 datë 10 tetor 2017 për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Llogaria bankare i përket shtetasit J. G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Temat:
Lexo të tjera