16:15 / E mërkurë, 11 Janar 2017

SHBA: 50 persona humbin jetën nga të shtënat me armë

SHBA: 50 persona humbin jetën nga të shtënat me armë

Qendra statistikore për dhunën me armë në Amerikë njoftoi se nga përdorimi i armëve ditët e fundit kanë humbur jetën 50 persona dhe plagosur mbi 70 të tjerë.

Brenda 48 orëve të kaluara janë regjistruar 164 raste të përdorimit të armëve të zjarrit në Amerikë. Qendra statistikore për shkëmbimet me armë zjarri në Amerike njoftoi se përdorimi i armëve më shumë është regjistruar në Meriland, Florida, Ohaio, Teksas, Ilinoi, Tenesy Kansas, Viskonsin, Karolina, Xhorxhia dhe Alabama ku kanë humbur jetën 16 persona dhe janë plagosur 37 të tjerë.

Ditën e shtunë gjithashtu janë regjistruar 88 raste të shkëmbimeve me armë zjarri që kanë lënë të varë 29 persona dhe plagosur 57 të tjerë. Që nga nisja e vitit 2017 e deri tani në të gjithë Amerikën janë regjistruar 1141 raste të përdorimit të armëve të zjarrit, duke marrë jetën e 387 shtetasve amerikanë dhe plagosur 739 të tjerë. 11 prej të vrarëve dhe të plagosurve kanë qenë fëmijë të moshës nën 11 vjeç ndërsa 53 persona nga të vrarët dhe të plagosur ishin adoleshentë 12-17 vjeç./Indeksonline/

Temat:
Lexo të tjera