06:57 / E enjte, 21 Shtator 2017

Shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë

Shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. 

Tryeza do të bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe aktorët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend. 

Këtë vit vendi ynë është duke kaluar nëpër një periudhë të rëndë dhe shqetësuese për shkak se siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik është skajshmërisht e rrezikuar. 

Trendi  i aksidenteve përgjatë muajve të verës, për shkak të mungesës së masave konkrete parandaluese, po vazhdon, apo ka tendenca të rritjes.  

Tryeza e diskutimit synon: - vazhdimin e vetëdijesimit të qytetarëve; - shkëmbimin eideve me pjesëmarrësit dhe ekspertët vendorë për mënyrën e ballafaqimit dhe të sfidave që lidhen me sigurinë në rrugë; - hartimin e draft-planeve, si masa konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes aktuale të lëvizjes në rrugë.

“Dita Evropiane pa viktima në rrugë” është lansuar për herë të parë vitin e kaluar ngaTISPOLRrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian. 

Lexo të tjera