16:45 / E premte, 19 Maj 2017

Shpend Ahmeti e quan lajm fantastik shkarkimin e bordit të “Trafikut Urban”

Shpend Ahmeti e quan lajm fantastik shkarkimin e bordit të “Trafikut Urban”

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar lajmit për shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

Ai ka thënë se janë shkarkuar personat që donin ta pengonin rimëkëmbjen e ndërmarrjes, përcjellë Indeksonline.

Ahmeti ka sqaruar se Komisioni i aksionarëve të ndërmarrjes “Trafiku Urban” sot ka marrë tri vendime.

Më poshtë Ahmeti përmes një shkrimi të llogarinë e tij në Facebook i sqaron këto vendime:

Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes "Trafiku Urban", në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes "Trafiku Urban";

2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;

3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes "Trafiku Urban";

/Indeksonline/

Lexo të tjera