14:13 / E martë, 09 Maj 2017

Shpërndanin kokainë e heroinë në Tiranë, policia prangos 3 të rinjtë

Shpërndanin kokainë e heroinë në Tiranë, policia prangos 3 të rinjtë

Policia e Tiranës ka prangosur 3 të rinj që shpërndanin kokainë dhe heroinë në kryeqytet dhe ka shpallur në kërkim shokun e tyre.

Grupi i 4 të rinjve shpërndanin drogë në zonën e “5 majit” dhe tek Shkolla e Bashkuar. Po kështu mësohet se shpërndarësit mbaheshin në vëzhgim prej 9 muajsh.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar dje shtetasit:

– Ermal Çela, 30 vjeç, banues në Tiranë

Për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, me vendimin penal të datës 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”

– Zamir Kuçana, 28 vjeç, banues në Tiranë

– Franc Beqiraj, 26 vjeç, banues në Tiranë

– Bledar Kovaçi, 35 vjeç, banues në Tiranë

Për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin penal të datës 29.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit

– A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, për shtetasit e sipërpërmendur, është dokumentuar me fakte dhe prova ligjore se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende dhe zona të ndryshme në Kryeqytet.

Lexo të tjera