15:57 / E enjte, 21 Shtator 2017

Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve në Evropë

Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve në Evropë

Qendrës Kërkimore Amerikane Peë Research Center ka publikuar një raport në lidhje me azilkërkuesit. Sipas raportit për vitin 2016, më shumë se gjysma e azilkërkuesve në Evropë janë ende në pritje të marrjes së përgjigjes.

Në vitet 2015-2016, 1.1milionë persona kanë kërkuar azil në Evropë dhe deri në fund të këtij dyvjeçari ata ende nuk kanë marrë përgjigje për statusin e azilkërkuesit nëse ata do të lejohen të qendrojnë në vendet e BE-së.

Ky raport është bazuar në të dhënat qeveritare si dhe EUROSTAT. Në pritje kanë mbetur 52% e 2.2 milionë njerëzve të cilët kanë aplikuar për azil përgjatë valës më të madhe të refugjatëve në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër. Kërkesa për azil u është miratuar 40% të aplikantëve, 3% janë kthyer dhe 52% janë në pritje

Pjesa dërrmuese e azilkërkuesve ka hyrë në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë dhe Italisë. Gjermania priti thuajse gjysmën e azilkërkuesve rreth 45%.

Sipas statistikave 89% e aplikantëve shqiptarë në vitet 20015-2016 kanë qenë në pritje të njohjes së statusit në fund të vitit 2016. Pasuar nga Kosova dhe Afganistani me 77%, më pas Irani e Serbia.

Vendi i Bashkimit Evropian i cili mban më gjatë në pritje azilkërkuesit për marrjen e statusit është Hungaria me 94%, e pasuar nga Greqia me 90%.

Megjithëse Gjermania ka pritur rreth gjysmën e numrit total duket se ka qenë vend shumë eficent krahasuar me shumë vende të tjera të BE-së.

Vetëm 3% e aplikantëve janë kthyer në vendet e origjinës, pjesa dërrmuese e tyre janë kthyer nga Gjermania.


Lexo të tjera