20:28 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Shqiptari gati të ekstradohet në vendlindje

Shqiptari gati të ekstradohet në vendlindje

Gjykata e Oldenburgut ka vendosur që një shqiptar 42-vjeçar ta ekstradojë në vendlindje, shkruan “noz.de”.

Ai në Shqipëri ishte i dënuar në mungesë me dy vjet heqje lirie nga një gjykatë shqiptare, përcjell albinfo.ch.

42-vjeçari ishte dënuar për shitje gjësendesh në një market të dorës së dytë, ku këto gjësende nuk ishin të tij.

Ai u shpall në kërkim nga Interpoli dhe është arrestuar në Emsland. Shqiptari ishte mbrojtur nga një avokat në Shqipëri, por më pas kishte ikur në Gjermani dhe për të mos pasur ndonjë arratisje tjetër, gjykata e Oldenburgut ka vendosur ta ekstradojë në vendlindjen e tij.

Lexo të tjera