19:40 / E hënë, 17 Korrik 2017

Shqiptari tenton ta vrasë gruan me 6 thika

Shqiptari tenton ta vrasë gruan me 6 thika

Një burrë 43 vjeç shqiptar është arrestuar sot nga policia e san Giorgois në Legnano të Italisë për akuzën e dhunës në familje.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptari ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij për motive xhelozie. Mësohet se gruaja e tij është larguar nga banesa për të shkuar dhe për t’u strehuar tek e motra, pasi kjo e fundit jetonte vetëm disa metra më tutje. Burri i shkonte pas gruas së tij për ta goditur, kurse kjo e fundit ka shkuar për t’u strehuar në banesën e së motrës.

Shtetasja të cilës i është kanosur jeta është me inicialet J.V. Bëhet me dije se shqiptari është identifikuar si kunati i Edmond Lleshajt. Ky i fundit ka bërë bujë në shtetin fqinj, për shkak se ka vrarë dy kushërinj.

Lexo të tjera