07:56 / E diel, 16 Korrik 2017

Shqiptari tërbohet nga çifti homoseksual dhe i pështynë, por më pas e pëson

Shqiptari tërbohet nga çifti homoseksual dhe i pështynë, por më pas e pëson

Një shqiptar do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik kjo për arsye sepse kur po udhëtonte me tren nuk ka duruar dot një çift homoseksualësh.

Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe.

Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë.

Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptarin, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia.

Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet.Shqiptari i cili kishte ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje.Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual.

Lexo të tjera