22:16 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Shtyllat elektrike paraqesin rrezik për banorët (Foto)

Shtyllat elektrike paraqesin rrezik për banorët (Foto)

Banorët e fshatit Tërnavë të Podujevës, tash e disa muaj janë në hallë të madh. 

Shtyllat elektrike nuk janë aspak në gjendje të mirë. 

Madje, disa herë ato janë ‘përforcuar’ në një farë mënyrë nga vetë banorët e kësaj ane me qëllimin që t’i iket ndonjë incidenti të mundshëm e i cili edhe mund të jetë fatal.

Përfaqësuesi i këtij fshati, Zeqir Vllahiu i është drejtuar KEDS-it me një kërkesë tash e gati tre muaj, por që i njëjti nuk ka pranuar ende asnjë përgjigje.


 Sipas tij, më të rrezikuar në këtë rast janë fëmijët. 

Indeksonline ka siguruar disa fotografi në të cilat mund të shihni se si po ‘mbahen’ këto shtylla, e për të cilat nuk po brengoset askush./Indeksonline/


Lexo të tjera