23:50 / E enjte, 17 Gusht 2017

Shukri Buja tregon nëse Nisma do ta kandidojë për kryetar të Lipjanit

Shukri Buja tregon nëse Nisma do ta kandidojë për kryetar të Lipjanit

Ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, pas aderimit në Nisma për Kosovën, ka thënë se nuk i mbeti rrugë tjetër pos të largohet nga PDK’ja. A do të kandidohet

Ai ka treguar se ish-partia e tij, PDK, asnjëherë nuk i kishte marrë parasysh vërejtjet që ia kishte dërguar kryetarit dhe organeve të PDK’së.

Buja ka thënë për “Epoka e re” se nuk ka shkuar për poste te Nisma.

Ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i Nismës për kryetar të Lipjanit, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, por ka thënë se do ta fuqizojë me votë këtë subjekt politik.

Anëtari i ri i Nismës ka folur edhe për vëllain e vet, Ramë Bujën, i cili, sipas tij, shumë shpejt do ta bëjë publik vendimin e tij, nëse do të qëndrojë më tutje në PDK.

Lexo të tjera