21:33 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Sulm i përgjakshëm në Francë, 4 civil dhe tre polic të plagosur

Sulm i përgjakshëm në Francë, 4 civil dhe tre polic të plagosur

Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit derisa bërtiti “Allahu Akbar”.

Ky burrë ka therur dhe goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë, derisa sulmuesi besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.

Pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, ky burrë është arrestuar, por derisa është futur në veturën e policisë bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

“Ishim duke biseduar në rrugë kur ky burrë filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar./Indeksonline/



Lexo të tjera