19:10 / E premte, 21 Prill 2017

Sulmi në Paris/ Autori i urrente policët, çfarë i gjetën në makinë (Foto)

Sulmi në Paris/ Autori i urrente policët, çfarë i gjetën në makinë (Foto)

39-veçari Karim Cheurfi njihej si ekstremist nga autoritetet, të cilët e kishin vendosur në listën e të mbajturve nën vëzhgim. Sipas Daily Mail, ai besohet të jetë radiklizuar teksa vuante dënimin, 20 vite burg pasi plagosi dy oficerë policie në vitin 2001, dënim të cilin e përfundoi vitin e shkuar.

“Më 23 shkurt në Meaux të këtij viti, ai po përpiqej të blinte armë për të vrarë policët. Duke përdorur pseudonimin “Abu Yousuf belg” ai kërcënoi policët nëpërmjet aplikacionit social Telegram, një shërbim mesazhesh të menjëhershme. Por për shkak të mungesës së provave fanatiku u lirua më 6 mars”,- raporton Daily Mail. I lindur në Francë në një familje të varfër, Cheurfi akuzonte policinë se i kishte shkatërruar jetën.

“Karim fajëson policinë se i ka shkatërruar jetën. Ai qëlli ndaj policëve në një grabitje dhe për këtë u dënua me 20 vjet burg. Ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, prandaj e urren policinë. Të gjithë policët që i shihte në rrugë i bastardë”,- tregon një fqinj i tij.

Nëna e tij me orgjinë algjeriane ishte divorcuar nga babai dhe ishte martuar me një francez me të cilin ka edhe një djalë tjetër që quhet Stephane.

Ndërsa qëlloi pa mëshirë mbi policin Xavier Jugele, 37 vjeç, ai u ekzekutua në të njëjtën formë nga policia mbrëmë ai u fill pasi doli nga mjeti i tij tip Audi në Champs Elysees një nga zonat turistike të Parisit. Brenda makinës së tij policia gjeti armë të ndryshme, por edhe një kopje të librit të shenjtë Kuranit.

Nga të shtënat e Cheurfi mbeti i vrarë polici Xavier Jugele si dhe u plagosën dy të tjerë. Një plumb i lëshuar nga kallashnikovi që përdorte terroristi plagosi edhe një turist.

ISIS ndërkaq ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia franceze ka nisur gjuetinë për bashkëpunëtorin e tij, i cili thuhet se ka udhëtuar me tren nga Franca në Belgjikë.

Lexo të tjera