23:24 / E enjte, 17 Gusht 2017

Sulmi terrorist në Barcelonë, Kulla Eifel do të errësohet (Foto)

Sulmi terrorist në Barcelonë, Kulla Eifel do të errësohet (Foto)

Nga sulmi terrorist me një furgon në Barcelonë, sulm ky që është marrë përsipër nga shteti islamik, kanë vdekur 13 persona dhe janë lënduar më shumë se 100 të tjerë.

Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, shkroi në Twitter se Kulla Eifel do të errësojë më vonë këtë mbrëmje, në nder të viktimave të sulmit në Barcelonë.

Kurse, drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burk, e lëshoi këtë deklaratë:

“Ati i Shenjtë po ndjek me shumë shqetësim se çfarë po ndodh në Barcelonë. Papa po lutet për viktimat e këtij sulmi dhe dëshiron të shprehë të gjithë afërsinë e tij me popullin spanjoll, veçanërisht me të plagosurit dhe me familjet e viktimave ".


Lexo të tjera